SPANJA- Autoritetet spanjolle kanë kërkuar 4 deri në 9 vite burg për 11 të arrestuar përfshirë spanjollë, portugezë dhe shqiptarë, të cilët dyshohen për trafik droge. Sipas hetimeve të arrestuarit po transportonin kanabis dhe heroinë me qëllim shpërndarjen e tyre në provincën e Pontevedras. Mediat vendase raportojnë se grupi kriminal zotëronte disa plantacione kanabisi, në bashkëpunim me një person tjetër që mendohet se ka ndërruar jetë.

Po ashtu bëhet me dijse se sipas prokurorisë grupi kishte organizuar një aktivitet të qëndrueshëm të prodhimit, transportimit dhe shpërndarjes së drogës, ku secili prej tyre kishte detyra specifike.