GJKKO lë në burg Fredi Belerin.

Seanca u zhvillua për zëvendësimin e masës së sigurisë, teksa Beleri akuzohet për korrupsion në zgjedhje.

Avokatët e tij kërkuan masë më të lehtë sigurie, në mënyrë që Beleri të kishte mundësinë dhe të betohet për detyrën e kryebashkiakut, të fituar në zgjadhjet e 14 majit.

Sot ka pasur deklarata të forta dhe kërcënime nga Athina zyrtare sipas të cilave, ‘nëse Fredi Beleri nuk lejohet të bëjë betimin, Shqipëria të harrojë fondet e BE, apo integrimin’.

Pavarësisht kërkesës së avokatëve dhe kërcënimeve, GJKKO ka lënë në burg Fredi Belerin.

Fredi Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti, pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve. Burimi Noa.al