Ashtu siç e do zakoni i thuajse të gjithë Primeve, banorët i janë përgjigjur pyetjes se kush do të dalë këtë javë nga shtëpia e Big Brother.

Kristi tha se këtë Prime ndodhet shumë i qetë dhe se e ka marrë më mirë si nominim.

Ai tha se është ndjerë i lënduar dhe se më shumë është ndjerë keq natën e shtunë.

“Jam i zhgënjyer, fillimisht jam zhgënjyer nga Olta, pastaj nga Armaldo e më pas Luizi, nga këto të tre.

Besoj se sot del Armaldo, sepse kam parë një anë të tijën që…ai nuk është më joker-i fillimit”, tha Kristi.