ELBASAN- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve në zonë. Policia informon se personi me inicialet E.S, ka qënë dhe më parë i dënuar për vjedhje. Sipas njoftimit, ky person, me datë 09.01.2023, gjatë natës, dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore, në një dyqan; me datë 08.01.2023, dyshohet se ka vjedhur vegla pune, në një dyqan, në lagjen “Partizani”; po me datë 08.01.2023, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, dyshohet se ka vjedhur baterinë e një makine; ndërsa me datë 04.01.2023, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe steka cigaresh, në një dyqan, në lagjen “Skënderbej”.

Policia ka sekuestruar një mjet (kaçavidë) që i arrestuari dyshohet se e ka përdoruar për të realizuar vjedhjet. 30-vjeçari do të hetohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/Zbardhen 4 raste të vjedhjeve, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë për vjedhje. Sekuestrohet një mjet (kaçavidë) që i arrestuari dyshohet se e ka përdoruar për të realizuar vjedhjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së kallëzimit nga administratori i një dyqani, për vjedhjen e disa produkteve në dyqanin e tij, kanë organizuar punën për zbardhjen e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Në vijim të veprimeve hetimore, në kuadër të operacionit “Përsëritësi”, bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, i shtetasit:

E. S., 30 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, në qytetin e Elbasanit, konkretisht:

-Më datë 09.01.2023, gjatë natës, dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore, në një dyqan;

-Më datë 08.01.2023, dyshohet se ka vjedhur vegla pune, në një dyqan, në lagjen “Partizani”;

-Po më datë 08.01.2023, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, dyshohet se ka vjedhur baterinë e një makine;

-Më datë 04.01.2023, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe steka cigaresh, në një dyqan, në lagjen “Skënderbej”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.