Mashtrimet në internet janë në modë. Një rast ka trajtuar edhe joq për rastin e një vajze e mashtruar nga një djalë.

E reja pretendon se trillimet e tij nisnin që tek sajesa e një vëllai të vrarë e deri tek vdekja e ish-të dashurës nga një sëmundje e pashërueshme.

Vajza shpjegon se i kishte nisur 200 € për shkak se kishte ndjerë dhembshuri për djalin që betohej edhe në Allah. Ajo shkruan se këtë metodë ai e zbaton me dy miq të tjerë të tij dhe pre e mashtrimeve kanë rënë edhe të tjera vajza që i kanë dërguar shuma të caktuara parash.

Ai i mashtronte ato duke u thënë se merrte tendera pastrimi dhe ndërtonte hidrocentrale por më pas i zhvaste para. I riu hiqej si një pasanik i ri dhe i mashtronte ato duke i thënë se u paguante mbi 70 mijë euro në muaj rrogë punonjësve dhe paratë që merrte nga vajzat nuk u hynin në punë.

Denoncimi i vajzës:

“Pershendetje kjo fytyra ketu eshte nj super mashtues qe ka mashtruar shume femra, hiqet si super biznesmen, ben sikur i ka vdekur nje vella, gjoja ja kane vrare dhe ish e dashura gjoja i ka vdekur nga semundje e keqe. Ben si besimtar musliman, betohet per Allahun, bashkpunon bashk me dy djem te tjere, nj quhet E.C***, nje E.K***. Ju lutem hidheni se dhe une rash viktime me erdhi keq i nisa 200 euro, edhe dikush tj qe pyeta kishte ber te njejten gje si une, dhe kushedi sa femra te tjera.”