TIRANË- Ka një qark që ka vëmendjen e kryeministrit Edi Rama në prag të këtyre zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 maj. Burime për “Ora News” bëjnë me dije se nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama ka dhënë porosi të qarta për secilin deputet lidhur me zgjedhjet e 14 majit. Por vetë ka marrë përsipër që të kujdeset për Vlorën.
“Asnjë deputet mos të kërkojë për kandidat për kryetar, sidomos këta të Vlorës që kanë dy vjet deputet,”-raportohet se ka thënë ai, duke shtuar se me Vlorën do të kujdeset vetë personalisht.
Pas mbledhjes me grupin parlamentar, Rama do të mbledhën nesër Kryesinë e PS në orën 17:00, ndërsa kandidatët do të prezantohen pas 25 marsit.