ITALI- 31 shqiptarë janë vënë në pranga në kuadër të një operacioni që është zhvilluar në Itali me urdhër të Gjykatës së Astit. Personat në fjalë akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje. Mediat italiane raportojnë se 14 nga të arrestuarit janë me kombësi italiane, ndërsa 31 me kombësi shqiptare. Në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim 16 persona, që dyshohet që fshihen në Shqipëri.
Autoritetet italiane identifikuan shtëpi dhe ambiente akomodimi, kryesisht pranë qendrës së dy qyteteve Alba dhe Bra, ku shisnin tregtarët e drogës. Ata shisnin lënë narkotike në çdo kohë të ditës apo natës.
Policia sekuestroi:
860 gram kokainë
415 gram marihuanë
8,9 kg hashash
12,930 euro para cash
600 gram vaj hashashi
një pistoletë gjysmë automatike cal. 9X21
22 proiettili cal. 9X21
6 fishekë me kalibër për tu verifikuar
një serë e kompletuar me sistem ndriçimi jo në funksion
material për peshimin dhe paketimin e lëndës narkotike.





