Merren në pyetje policët që u ‘mbeti në dorë’ i riu mbrëmë në Tiranë.

Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, informon se 32-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas AMP, të riut iu bë thirrje mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:07, nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë numër 3 në Tiranë, për të ndaluar në rrugën ‘Riza Cuka’. I riu, nuk iu është bindur urdhërit për të ndaluar e për të dorëzuar ID, ndaj është larguar me vrap. Kurti është kapur nga policia në rrugën ‘Don Bosko’ e më pas është dërguar nëambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

U ndalua nga policia për kontroll por vdiq në spitalin e Traumës! Zbulohet EMRI i 32-vjeçarit
Gjatë shoqërimit të tij, ky person, sipas AMP-së, shfaqi probleme shendetësore kur mbërriti në ambientet e Komisariatit, ndaj u kërkua ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij u rëndua, u bë dërgimi i tij me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.