TIRANË – Pengmarrje në kryeqytet. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se Indrit Beqiraj është marrë peng në autostradën Durrës- Tiranë. Beqiraj, së bashku me një person tjetër ishte në motorin ‘Piaggo’ për në drejtim nga Durrësi. Dy mjete, një prej tyre e zezë me targa 1***, i kanë zënë pritë.

Autorët, zbritën nga mjetet duke u drejtuar te motori në të cilin ishte Beqiraj. Ato i dhunuan e më pas morën Beqirajn me vete. Nuk dihet nëse Indrit Beqiraj është person me të shkuar kriminale e nëse ka pasur konflikte me persona të tjerë kohët e fundit. Prej disa orësh nuk dihet ende asgjë për fatin e Beqirajt.

Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për këtë ngjarje edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 orë që nga pengmarrja.