Një konflikt mes fqinjëve ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit tek “Kodrat e Diellit”, ku i plagosur ka mbetur 38-vjeçari Jonian Shehu.

Ngjarja ka ndodhur në një ambient të mbyllur ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Shehu është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë që si autori i plagosjes dyshohet se është fqinji i tij, Olsi Bllaci. Ky i fundit është shpallur në kërkim, por ende nuk është kapur.