Messi është lideri absolut i Argjentinës, ky është një fakt që vijon të mbetet në fuqi por tashmë “pleshti” është dhe mbreti i ri i Amerikës latine. Sulmuesi i PSG dhurojë një show fantastik duke realizuar një “tripletë” golash përballë Bolivisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Falë këtij tregolëshi, Messi shkon në kuotën e 79 golave me fanellën e Argjentinës duke thyer rekordin e brazilianit Pele me 77 gola, si golashënuesi më i mirë me përfaqësuesen në Amerikën latine. Ky është pa diskutim një motiv krenari për Messi që thyen këtë rekord të mbajtur nga legjenda braziliane.

Argjentina kapet fort pas kapitenit i cili realizojë në minutën e 14-të, 64-ët dhe 88-të, tre gola që hipotekuan fitoren e pastër përballë Bolivisë. Ky sukses ishte ndryshe, më në fund u festua së bashku me tifozët të cilët për herë të parë ishin në stadium që nga dita kur COVID-19 bllokoi tifozët. Në stadiumin Monumental të Buenos Aires ishin të pranishëm 25 mijë spektatorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here