Mijëra besimtarë ortodoksë dhe katolikë në Elbasan kremtuan Ringjalljen e Krishtit.
Me këtë rast u kryen shërbesa në të gjitha kishat në fshatra e qytete me pjesëmarrje masive të besimtarëve duke krijuar një atmosferë mjaft festive.
Shërbesa më e madhe e Ngjalljes dhe Liturgjia Hyjnore u organizua në kishën e Shënkollit në qytetin e Elbasanit dhe u drejtua nga Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit imzot Andoni bashkë me klerikët e famullisë!
Krishti u Ngjall! Vërtet i Ngjall! deklaroi Hirësia e Tij Andoni.
Më pas besimtarët ndezën dritën e ringjalljes u përqafuan dhe e dërguan atë në familjet e tyre.
https://youtu.be/9gkhz0XmiXw





