Një tragjedi e vërtetë ndodhi në Ukrainë.

Trembëdhjetë persona vdiqën dhe shtatë të tjerë u lënduan, kur një minibus u përplas me një kamion në pjesën veriore të vendit, thanë autoritetet lokale.

Aksidenti ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit të martën në rajonin Chernihiv, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave.

Ende nuk dihet shkaktari i aksidentit.

Policia i ka nisur procedurat sipas nenit “shkelje e rregullave të sigurisë në trafik, me rezultat vdekjen e disa njerëzve”, thuhet në njoftim.