GJERMANI- Një vajzë 13-vjeçare u sulmua mëngjesin e së martës teksa shkonte për në shkollë në Ostbevern të Gjermanisë. Zeit shkruan se e mitura u gjet nga kalimtarët e rastit me duart e lidhura me kabllo.

13-vjeçarja është dërguar në spital. Ajo fillimisht ishte pa ndjenja, por më pas rifitoi vetëdijen. 13-vjeçarja ishte e shtrirë pranë një peme, dhe në atë kohë dyshohet se e mitura ishte duke shkuar në shkollë me biçikletën e saj, e cila u gjet pranë saj së bashku me çantën e shpinës.

Sipas policisë, vajza nuk e mbante mend ngjarjen kur u mor në pyetje për herë të parë. Policia kontrolloi zonën përreth vendit në një zonë të pyllëzuar me qen, por nuk gjeti asgjë. Pranë vendit të ngjarjes ndodhet një kantier ndërtimi dhe punëtorët vrapuan për t’i dhënë ndihmën e parë vajzës, siç tha një përfaqësues i Policisë. Konkretisht, ndërtuesit që punojnë aty e kanë mbuluar dhe ngrohur me xhaketa nxënësen e mitur, derisa ka mbërritur ambulanca për ta transportuar në spital.