Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli e cila u bë e njohur për publikun shqiptar nga lidhja e saj me reperin Fero, është sot një nga vajzat më të komentuara dhe më të ndjekura në rrjetet sociale.

Arbenita e cila është edhe mami i një vogëlusheje me emrin Nina, duket se është kthyer menjëherë në formë të shkëlqyer fizike dhe ka nisur punën si modele.

Megjithatë Arbenita është një nga personazhet publikë shqiptarë që po agjeron dhe duket se këtë moment se ka fort të lehtë. “Shikoni si po më dridhen duart, pasi jam mësuar të ushqehem tri-katër herë në ditë”, shkruan ajo pasi ka konsumuar iftarin.