TIRANË- Çështja e pronave duket se do mbetet një burim i madh konflikti në Shqipëri. Madje edhe brenda familjes.

Vasilika dhe Kristina janë dy motra që erdhën nga Italia për t’u përballur në “Shihemi në Gjyq”. Shkak i përplasjes mes tyre është një hapësirë toke 2400 metra katrorë në qytetin e Durrësit, vendin e tyre të origjinës që babai i saj e ka ndarë për 8 fëmijë. Çështja është se asnjëra prej tyre nuk ka dokumente dhe mendojnë se i kanë përjashtuar dy vëllezërit e mëdhenj, tashmë të vdekur. Vasilika është e bindur se Kristina ka marrë shpërblime monetare, ndaj një ditë më parë u përball në rubrikën “E diela shqiptare”. Përballja mes tyre nuk ka shkuar mirë dhe kanë nisur konfliktin fizik. Mes motrave është futur edhe moderatori Ardit Gjebrea.

Pjesë nga debati:

Vasilika: Ti duhet të mendosh atë që ne jemi rritur me morra në kokë, more vesh? Dhe kemi fjetur në baltë. Nëna ty të la 2 vjeçe e gjysmë, mua 3 vjeçe. Duhet të bësh jo me hile.

Kristina: Unë e di kush po më shfrytëzon.

Vasilika: Ai burrë m’i ka hapur krahët mua dhe vjehrra ime. Ti je hilacake.

Kristina: Kujt i thua hilacake ti?

Mustafa: Këto i kanë bërë komplet gjërat të fshehta.

Kristina: Po ti çfarë do këtu more UFO i Rrilës?

Vasilika: Është burri im ai, kam 50 vjet me atë unë!

Kristina: Ti shko nga ke ardhur!

Vasilika: Atë s’ke punë ta përzësh se të kap për flokësh!

Kristina: Ti s’ke pse më kap mua!

Vasilika: Atë s’ke punë se e kam autorizuar unë. Ti morracake! Edhe unë morracake!

Kristina: S’ka gjë se unë kam qenë morracake dhe ti ke qenë.

Vasilika: Unë të kap t’i nxjerr zorrët!

Vasilika: Qelbësirë! Kemi fjetur në bajga!

Kristina: Shko kërko llogari te ato që po e shfrytëzojnë!

Vasilika: Ti do më japësh llogari se mua më përzënë!