Një moment tensioni është regjistruar ditën e sotme në protestë.

Ndërsa përpara Kryeministrisë po mbaheshin fjalimet e zakonshme, në periferi të protestës, pranë Pallatit të Kongreseve, kanë ndodhur përplasje fizike mes protestuesve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste, të cilët ishin të pranishëm në sheshin “Italia” për festimet e 35-vjetorit të PS.

Pati një sherr masiv për disa minuta, teksa nga protesta bëheshin thirrje për qetësi dhe evitim të tensionit.

Vetëm ndërhyrja e policisë e qetësoi situatën.

“Ça nuk thanë. Ju do humbni, ne jemi e ardhmja. Erdhën më vrap që andej. Ishin pak veta. Ishin rreth 30-40 veta. Ne ishim këtu. Një polic vrapoi. Policët rrinë atje kot”, tha një nga protestuesit.