MBRETËRIA E BASHKUAR- Një video e një qeni dhe një vogëlusheje është bërë virale. Daily Mail ka publikur videon ku duket një vajzë e vogël rreth 4-5 vjeçe e cila po noton në detë së bashku me qenin e saj dhe në një moment ai trembet pasi mendon se vogëlushja po mbytet dhe mundohet ta nxjerrë atë në breg.

Gjatë gjithë historisë, njerëzit kanë zhvilluar lidhje të veçanta me qentë. Për njeriun cilësohet si shoku më i mirë. Ata konsiderohen si kafshët shtëpiake më besnike në historinë njerëzore.

Qentë kanë një ndjenjë të natyrshme të besnikërisë ndaj shtëpisë që ata i përkasin dhe dëshirën e fortë për siguri, shoqëri dhe miqësi. Edhe qentë më të dhunshëm dhe më të fortë në botë qëndrojnë besnikë ndaj zotërve të tyre.