Ky është momenti kur policia nxjerr nga lumi babë e bir në Malësinë e Madhe.
Petrit Rushaj dhe djali i tij humbën jetën pasi mjeti u mor nga rryma e fortë e ujit të përroit.

Ngjarja ndodhi dje në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe.

Rrjedha e ujit të përroit mori përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

https://youtu.be/Uc-16uRWUNg