KOSOVË- Janë publikuar pamje nga aksidenti i rënë i ndodhur rreth mesnatës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit, ku humbë jetën 3 të rinj.
Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare, mbetën të vdekur, ndërsa raportohet se tre të tjerë u plagosën.
Aksidenti ka ndodhur nga garat me makina, ku njëra nga automjetet ka përplasur personat që po e ndiqnin në anë të autostradës. Sipas mediave në Kosovë, shoferi i cili i ka përplasur viktimat është Arlind Syla.
@reporterimedia KUJDES: Pamjet janë shqetësuese/ Momenti fatal: Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet për të paktën tre viktima #fyp #reporteri #viral #aksident #prizren ♬ original sound – Reporteri.net





