“Iliri ka përfituar nga unë”, tha këngëtari i njohur në një emision televiziv, duke lënë të kuptohet se ka një krisje në miqësinë e tyre të krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Kjo deklaratë u pasua pastaj me një veprim nga ana e balerinit të njohur, i cili vendosi që të mos e uronte publikisht Sabianin me rastin e ditëlindjes.

E tani mesa duket është momenti i Monika Lubonjës që ta përdorë këtë situatë në favorin e saj. Ditën e sotme, aktorja e njohur ka publikuar një video në “Instagram”, ku duket se ka ironizuar prishjen e miqësisë mes Ilirit dhe Sabianit.

Në videon në fjalë, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri shfaqet së bashku me qenin e saj. Ndërsa me fjalët që ka shoqëruar pamjet, duket se ajo ka “thumbuar” dyshen duke ironizuar faktin që miqësia e tyre nuk i afrohej as asaj me qenin.

View this post on Instagram

A post shared by @monikalubonja