Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tajlandë, ku një foshnjë 6-muajsh ka pësuar një reaksion nga një ilaç kundër Covid-19.
Foshnja mori ilaçin antiviral, por kur u zgjua në mëngjes, pridnërit e tij vunë re se sytë që kur kishtel indur i kishte të zinj, i ishin kthyer në ngjyrë blu të ndezur, brenda natës.
Foshnjës pa emër nga Tajlanda iu dha favipiravir, një trajtim i përdorur zakonisht për gripin dhe Ebolën, i cili u përdor si një terapi për Covid në pjesë të Azisë dhe Evropës gjatë pandemisë, por nuk u miratua kurrë në SHBA. Mjekët në Bangkok që trajtuan foshnjën thanë se ilaçi antiviral lëshoi ?një kimikat fluoreshent që u grumbullua në sytë e djalit.
Studimi i ri zbulon 12 simptomat më të shpeshta që na ka lënë pas Covid-i i zgjatur.
Sytë e djalit ndryshuan nuancë 18 orë pas marrjes së trajtimit, por u kthyen në ngjyrën e tyre natyrale pesë ditë pas ndërprerjes së mjekimit.
Në Tajlandë , favipiravir është antivirali kryesor që u jepet fëmijëve të infektuar me SARS-CoV-2. Efektet anësore më të zakonshme të trajtimit përfshijnë një rritje të acidit urik në trup, diarre dhe një numër të ulët të qelizave të bardha të gjakut, të cilat përbëjnë afërsisht 20 për qind të ngjarjeve të padëshiruara.
Favipiravir është miratuar në Japoni, Rusi, Ukrainë, Uzbekistan, Moldavi dhe Kazakistan dhe ka marrë miratimin për përdorim urgjent në Itali në vitin 2020.