Aksident me vdekje në Lushnje.

Ngjarja ndodhi në Bishqethëm.

Një motor drejtuar nga Qemal Shala rreth 60 vjeç është përplasur me një mjet bujqësor zetor drejtuar nga Josif Pina e për pasojë drejtuesi i motorit ka humbur jetën në vend.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të përcaktuar rrethanat e këtij aksidenti.