BEOGRAD-Historike. Mundësi Zelimkhan Abakarov, me origjinë ruse dhe nënshtetësi shqiptare ka siguruar kualifikimin për në finalen e peshës 57kg të stilit të lirë, në Kampionatin Botëror të Mundjes që po zhvillohet në Beograd të Serbisë. Rrugëtimi deri në finale ishte kjo:Në eliminatore, Abakarov mposhti me lehtësi 10-0 kolumbianin Oscar Urbamo, ndërkohë që në raundin tjetër triumfoi ndaj kubanezit Reineri Ortega, po me rezultatin 10-0.

Në çerekfinale, mposhti 13-2 Gulomjon Abdullaev të Uzkekistanit. Ndërsa në gjysmëfinale gjysmëfinale fitoi 6-1 ndaj serbit Stevan Micic, duke dalë në finalen e madhe.Deri më tani, ai ka arritur t’i fitojë të gjitha duelet, duke siguruar një medalje. Ditën e shtunë, Zelimkhan Abakarov do të përballet për medaljen e artë me amerikanin Thomas Patrick Gilman.