TURQI- Një sherr ka ndodhur në një klub nate në Bursa. Shkak u bë kërkesa e disa personave për të dëgjuar nga këngëtari një këngë specifike, atë ‘Çifteteli’. Këngëtari, Ozkan Suslerer, u dhunua aq keq, saqë përfundoi në spital. Ngjarja ndodhi natën e 21 tetorit në një klub nate në rrethin Esence të rrethit Mudanya. Sipas mediave turke, një grup të rinjsh i kanë kërkuar muzikantit Özkan Süslerer, i cili ishte në skenë, të luante muzikë për herë të dytë.

Kur Süslerer tha se do ta luante sërish pjesën por më vonë, filloi një debat mes grupit dhe muzikantit. Ato momente janë kapur sekondë pas sekonde nga kamerat e sigurisë. Grupi filloi të dhunonte muzikantin, i cili zbriti nga skena e u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Özkan Süslerer, i cili u shpëtua nga duart e grupit me ndërhyrjen e punonjësve që panë ngjarjen, u dërgua me ambulancë në Spitalin e Fakultetit të Mjekësisë Universitare Uludağ.

Süslerer, baba i 3 fëmijëve përfundoi me brinjë të thyer dhe një shpatull të dislokuar. Për fat të keq, ai nuk do të jetë në gjendje të luajë organin për një kohë të gjatë sepse ka një shpatull të dislokuar.

Policia ka identifikuar personat që dhunuan këngëtarin. Ata u ndaluan mirëpo më pas u lanë të lirë me kusht që të paraqiten në polici.

Ky rast përfundoi pa viktima, mirëpo një i ngjashëm ndodhi pak kohë më parë. Këngëtari turk, Onur Şener u qëllua për vdekje në një lokal ku po performonte.