Mbrojtja Civile e Kukësit ka bërë me dije se rënia e reshjeve të shiut në qarkun verilindor ka bërë të mundur shuarjen e vatrave aktive të zjarrit në këtë zonë.

Bëhet me dije se në Majën e Zezë nuk ka asnjë shenjë për vatër aktive dhe asnjë gjurmë tymi. Mbrojtja Civile e Kukësit raporton se situatë e qetë paraqitet edhe Tropojë dhe Has.

“Njoftim i Komisionit te Mbrojtjes Civile Prefektura Kukes. Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:00 dt.26.08.2021.Kanë filluar reshje e shiut që në orën 06:30 në gjithë territorin e Qarkut Kukës.

Si rezultat i reshjeve që vazhdojnë të bien –Vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga Srriqja territor i bashkisë Fushë Arrës në vendin e quajtur Maja e zezë nuk ka shenja për vatër aktive dhe nuk ka as gjurmë tymi. Vazhdojnë reshjet e shiut .Situata në bashkitë Tropojë e Has është e qetë”, thuhet në njoftim.