Shuhet në moshën 94-vjeçare Sulejman Maliqati, “Macja e Zezë”, e portës shqiptare, Sulejman Maliqati.

“Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Nderi i Kombit”, futbollist, trajner, kuadër i edukimit fizik, baba i dhëmbshur, bashkëshort i përkushtuar, gjysh ideal, shok dhe mik gati i të gjithë shqiptarëve, kështu do të kujtohet Sul Maliqati.

Para pesë ditësh, Maliqati është rrëzuar dhe është dëmtuar rëndë. Me gjithë përkujdesjen e mjekëve, ai nuk mundi t’i përballonte dëmtimet dhe nuk mbijetoi.

Durrësi, por dhe gjithë bota e sportit, do t’i japin nesër lamtumirën për në banesën e fundit, Sulejman Maliqatit, portierit legjendar të kombëtares shqiptare.

Dy vite më parë, Maliqati u nderua nga presidenti Meta me titullin e lartë “Nderi i kombit”, ndërkohë që për kontributin e dhënë ndër vite në sportin e futbollit portieri legjendar është nderuar edhe me titullin “Qytetar nderi” i Kavajës dhe “Mjeshtër i merituar i sportit”.