Ndahet nga jeta Presidenti i KF Elbasani, Arben Laze.

Një lajm i trishtë këtë fillimviti për futbollin shqiptar. Sot është ndarë nga jeta Arben Laze, presidenti i cili i ktheu Elbasanit titullin kampion pas shumë vitesh.

Laze kishte pësuar një infarkt pak dikë më parë dhe gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e rënduar.

Sot ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale por për fat të keq nuk ia ka dalë dot.

Nën drejtimin e Lazes, klubi i Elbasanit për disa vite u kthye ndër protagonistët kryesorë në futbollin shqiptar,duke fituar titullin e dytë kampion në historinë e verdhebluve pas 22 vitesh pritje, në sezonin 2005-2006.