Imazhet e një personi që u del tankeve përpara në emër të paqes jan♪ përsëritur në Ukrainë.
Një qytetar i guximshëm nga ky vend i ka dalë përballë trupave të Putinit duke u përpjekur të bllokojnë një kolonë ushtarake ruse – në skena që të kujtojnë “njeriun e tankeve” në sheshin Tiananmen që bllokonte forcat kineze në 1989.
Videoja, që besohet se është marrë në jug të vendit pranë Krimesë, po publikohet ndërsa ushtria ruse rrethon dhe pushton Kievin sot në një përpjekje të dukshme për të kapur kryeqytetin e vendit.
Trupat ukrainase të ngarkuara për mbrojtjen e qytetit filluan të ndërtonin mbrojtje në autostrada, ura dhe qoshe rrugësh.
https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2022/02/25/7585065315152905074/640x360_MP4_7585065315152905074.mp4?_=2