SHIJAK- Ardjan Çyrbja u plagos mbrëmjen e kaluar me armë zjarri nga Ervis Hodo. Ky i fundit ka shtënë tri herë me armë në drejtim të 50-vjeçarit, i cili ka qenë nën shoqërinë e bashkëshortes dhe fëmijës. Plumbat e kanë kapur një në bark dhe tjetri afër zemrës. Bashkëshortja e Çyrbes i është afruar autorit duke iu lutur të mos qëllonte më.
I plagosuri është nga Shijaku, ndërsa autori i krimit Hodo është nga Dibra, i ardhur disa dekada me parë me banim në Shijak. Sipas policisë, sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta.
Sherri banal mes Ardjan Çyrbes dhe autorit të dyshuar Ervis Hodo ka nisur në pazarin e qytetit. Dy të përfshirët në konflikt, ishin nën shoqërinë edhe të personave të tjerë dhe janë persona që njohin njëri-tjetrin. Mes tyre ka nisur një konflikt i tipit: “kush je ti, kush jam unë” dhe më pas ka nisur me ofendime të ndërsjella. Më pas të dy personat janë larguar.
Pas sherrit dhe ofendimeve, autori i dyshuar ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën dhe i ka dalë në “pritë” afër banesës së Çyrbes. Gjatë kësaj kohe Çyrbja i është drejtuar me fjalë ofendues çka ka bërë që Hodo të nxjerrë pistoletën duke e qëlluar me tre plumba, dy në barkë dhe një afër zemrës.
Çyrbja nuk rezulton person problematik në Shijak, kurse Hodo njihet si person problematik, por nuk është i përfshirë në banda kriminale. Ardjan Çyrbja ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Durrësit





