Endrit Dokle është shoqëruar nga policia dhe po mbahet ne Drejtorinë e Policisë Tiranë.
Dyshohet se arsyeja e shoqërimit të tij ishte se kishte informacione se lëvizte me një person të shpallur në kërkim.
Mësohet se i shoqëruar me Doklen ishte edhe Fation Murataj, u ndalua për një çështje në kryeqytet
Në Policinë e Tiranës u shoqërua edhe kunati i Endrit Dokles.
Genti Reçi ishte shofer në mjetin e blinduar ku lëvizte Dokle dhe Murataj.
Kujtojmë se Dokle ka qenë më parë i dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera në kuadër të bandës së Durrësit.
Gjatë kohës që ndodhej në qeli, Dokle mori një tjetër dënim, për trafik droge, pasi u provua se drejtonte nga qelia një grup të strukturuar kriminal.
Ai është liruar dy vite më parë.
Pasi shqyrtoi çështjen për disa muaj me radhë, gjykata urdhëroi lirimin nga qelitë e burgut të Fushë Krujës të të dënuarit me argumentin se ka kryer 3 të 4 e dënimit, e për faktin se kishte edhe sjellje të mirë në burg dhe disa rrethana të tjera specifike.