U vetëqëllua pasi vrau nënkomisarin e policisë Saimir Hoxha, ndërron jetë në spital Aldi Rama.

Edhe pse mori ndihmën e nevojshme mjekësore, 21-vjeëari nuk ka mundur të mbijetojë.

Prej ditës së djeshme ai ndodhej i intubuar për shkak të goditjes me plumb që mori në kokë.

Ditën e djeshme në Kune-Vain, tre policë shkuan për të asgjesuar një parcelë me 110 bimë kanabisi. Në kthim ata u ndeshën me një automjet të ndaluar. Nënkomisari Saimir Hoxha i kërkoi dokumentet 21-vjeçarit Aldi Rama, por ky i fundit refuzoi dhe e qëlloi me plumba në qafë e gjoks.

Polici ndërroi jetë rrugës për në spital, kurse Rama mori automjetin dhe u largua me shpejtësi