“Vrasja” e një pule ka vendosur përballë ligjit një 66 vjeçar nga Radostina e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së 66 vjeçarit me iniciale P.A, i cili ka qëlluar një pulë, që lëvizte në oborrin e shtëpisë. Një veprim i tillë, mesa duket, ka shqetësuar fqinjët te cilët menjëherë kanë njoftuar policinë. Uniformat blu pasi kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes kanë konstatuar shpendin e ngordhur në tokë, ndërsa kanë kryer edhe verifikimet për armën e gjahut që kishte përdorur 66 vjeçari, e cila rezultoi me leje. Pas verifikimeve shtetasi me inicialet P.A është proceduar penalisht, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
U procedua penalisht shtetasi P. A., 66 vjeç, banues në fshatin Radostinë, pasi ka gjuajtur një shpendë në tokën e tij me armën e gjahut që kishte me leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.