4 shtatori i 2004, si sot para 17 vitesh, do të mbetet i paharruar në memorien e shqiptarëve, pasi kombëtarja e drejtuar nga Hans Peter Brigel mposhti 2-1 Greqinë të sapo shpallur kampione Europe për kualifikueset e Botërorit ‘Gjermani 2006’.
Në ‘Qemal Stafën’ e bërë flakë nga tifozët do të realizonte fillimisht Murati, ndërsa më pas Aliaj dyfishoi me një perlë të jashtëzakonshme. Për grekët goli i vetëm u shënua nga Janakopulos.
Stadiumi atë natë 4 shtatori u bë “zjarr” nga brohorimat, këngët dhe koret e tifozëve shqiptar për Kombëtaren pas një triumfi historik dhe heroik ndaj kampionëve të Europës që u “gjunjëzuan” që në takimin e tyre të parë pasi triumfuan në Portugali ndaj këtyre të fundit në finalen e EURO 2004.
Festa nuk do të mbaronte me kaq, të gjithë rrugët e kryeqytetit, më ekzaktësisht më shumë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga e stadiumit “Qemal Stafa”, gjithashtu edhe sheshi i qendrës së Tiranës në sheshin “Skënderbej”, ku pamjet do të ruhen thellë në memorien e çdo shqiptari, sidomos të atyre që e përjetuan në stadiumin e tej mbushur të gjithë kuqezi.
Kjo ngjarje e paharrueshme në memorien e popullit do të nxihej nga ngjarja e turpshme e ndodhur në Greqi. Një tifoz vetëm 20 vjeç, i quajtur Gramoz Palushi, u vra një huligan, pasi po festonte me shokët fitoren e kombëtares në Zakinthos.Kjo ngjarje prishi për disa kohë edhe marrdhëniet mes vendeve.