Në ditën e djeshme UEFA ka bërë një rifreskim të renditjes së ekipeve më të mira në Europë.

Kjo prek vetëm skuadrat që po paraqiten në Champions League duke fituar jo pak pikë me kalimet e tureve si në rastin e Interit apo Milanit. Por interesante është të risjellim në vëmendje edhe klubet shqiptare në renditjen e UEFA-s.

Vendin e parë sa i përket klubeve të Superiores dhe përkatësisht vendin e 174 në UEFA e mban Laçi. Pas tyre vjen Partizani që ndodhet në vendin e 254. Në vendin e 280 është Teuta, vetëm dy vende më poshtë ndodhet Kukësi, ndërsa në të 305 ndodhet Tirana. Listën e mbyll Vllaznia që gjendet në vendin e 338 në UEFA.