Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër Covid-19.

Sipas njoftimit të Qeverisë, maska do ë vazhdojë që të jetë e detyrueshme për qytetarët e vendit. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00. Ndërsa, shërbimet e bareve dhe lokaleve lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

As pas kësaj mbledhje Qeveria vazhdon që të ndalojë veprimtarinë e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1 metër nga njëri-tjetri.