Arrestohen në Kamzë dy vëllezërit Kosovarë, S. G., 27 vjeç, dhe B. G., 21 vjeç, të dy banues në Finlandë.
Ata shitën automjetin e tyre ne Kamzë dhe më pas bënë një kallëzim të rremë që ja kishin vjedhur, me qëllim përfitimin e siguracionit.
Mësohet se u proceduan penalisht shtetasit V. K., 49 vjeç, dhe I. K., 24 vjeç ( personat të cilëve I është shitur automjeti), të dy banues në Kavajë.
Në cilësinë e provës janë sekuestruar 6800 euro dhe pjesët e automjetit BMW X6.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.





