Drejtori i maternitetit të Shkodrës, Senad Halluni ka folur para mediave lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një 32-vjecare hodhi foshnjen 6 ditëshe në lumin Kir duke i marrë edhe jetën. Në një intervistë për mediat, pasditen e sotme, ai ka treguar gjithë historikun e qëndrimit të të resë në spital, duke ngulur këmbë se ajo nuk ka asnjë problem të shëndetit mendor. Kjo sipas tij, pasi është kontrolluar dhe vizituar nga mjekët por edhe nga psikologët.
“Ky është rast atipik për shoqërinë tonë. Sa i takon shërbimit të maternitetit Shkodër, unë mund t’ju shpjegoj që zonja ka ardhur në datën 30, është shtruar, ka qenë lindja e parë për të. Në pranim është një filtër që ne regjistrojmë atësinë e fëmijës. Zonja ka refuzuar ta shkruajë atësinë e fëmijës dhe që këtu ka filluar vëzhgimi më i mbyllur rreth saj. Ne kemi protokoll për këtë proces që sigurisht kryesorja është mosneglizhenca nga ana mjekësore, pastaj zonja ka refuzuar dhe ka shprehur dëshirën që të fillojnë procedurat për ta dorëzuar në shtëpinë e foshnjes 0-6 vjeç. Duke qenë se ishte data 31 dhjetor, ne njoftuam drejtorinë e shtëpisë së foshnjes që të nisnin procedurat. Në këtë moment futet në ndjekje të afërt nga psikologia, e cila ka kryer procedurën standard, një vlerësim të gjendjes psikologjike e sociale të zonjës që është dokumentuar në kartelën klinike. Më 31 dhe 1 kam qenë vetë mjek në shërbimin 24 orë dhe mesa kemi mundur të festojmë për vete, jemi mundur dhe për zonjën e të tjerë që ishin në maternitet t’i gëzonim. Zonja ka punuar në një ndërmarrje të këpucëve në Shkodër dhe disa shoqe të saj erdhën për ta parë duke i sjellë rroba, dhurata, bashkë me personelin. Me datën 1,2,3 ka qenë pushim dhe me datën 4 kanë nisur procedurat për t’u transferuar beben në shtëpinë e foshnjes. Në datë 4, ajo ka refuzuar që ta dorëzojë dhe sipas protokollit që kemi, ka nënshkruar një deklaratë që marr përsipër marrjen e fëmijës në gjendje normale dhe në kushtet e një vlerësimi që është bërë nga psikologia që ka qenë në normalitet. Është dorëzuar fëmija dhe zonja, ka dalë nga materniteti dhe nga ky moment, me ne, nuk ka pasur më kontakt. E morëm vesh mbrëmë që dje ajo kishte kryer një akt të tillë. Nuk ka probleme të shëndetit mendor. Ajo ka qenë vetëm gjithë kohën, nuk ka ardhur asnjë nga familjarët e saj. Kemi pyetur në gjendjen civile, na rezultoi se ishte e vetme, jeton në Golem,”- tha drejtori i spitalit në Shkodër, Senad Halluni.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, të premtën e 6 janarit. Orjana Gremi hodhi foshnjen e saj të seksit mashkull në lumin Kir. Ajo që është edhe më e rëndë është fakti se Policia dhe Spitali i Shkodrës nuk mundën ta ndalonin krimin e rëndë edhe pse u njoftuan, pasi e reja kishte rrëfyer se do të bënte aktin makabër. Tani ajo ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit, ndërsa i ati i fëmijës ende nuk dihet.
Sajmir Selmanaj, mjek roje i maternitetit në Shkodër në natën kur Orjana Gremi lindi djalin e saj tha se ajo nuk e donte fëmijën dhe se do e linte në maternitet. Në një intervistë për Euroneës, Selmanaj tregoi se më 30 dhjetor, 32-vjeçarja, e cila hodhi foshnjën në lumin Kir, solli në jetë të birin rreth orës 11:40. Sipas mjekut, Orjana ka qenë e vetme në maternitet.
“Në momentin kur është shtruar, nuk e kam shtruar unë, pra unë jam mjeku që kam ardhur në mëngjes, kam qenë në shërbim, e kam vizituar, ka qenë e hapur 7-8 cm po them dhe ka lindur normal, ka pasur një qepje të vogël dhe kaq. Lindja e saj ka qenë normale dhe pa asnjë problem shëndetësor. Kanë ardhur kolegët e punës ku ajo ka punuar në një fabrikë këpucësh, të cilët i kanë sjellë dhurata dhe lekë dhe e kanë bindur që të mos e linte fëmijën në jetimore por ta mbante.
Me datë 4. ajo ka bërë daljen nga spital ku pasi ka kryer të gjitha procedurat ka marrë dhe çekun e bonusit të fëmijës të firmosur. Është larguar me taksi nga spitali dhe nga ai moment nuk dimë gjë më tepër. Dimë se nuk ka dashur të tregonte emrin e babait të fëmijës. Ndërsa sa i përket gjendjes shëndetësore të saj dhe të foshnjës gjatë gjithë kohës ka qenë e mirë,” – u shpreh Selmanaj.
Deri në datë 4 janar, Orjana ka qenë e shtruar në spital, siç tregoi mjeku ama nuk kishte dijeni për gjendjen e saj emocionale. Ai u shpreh se duke qenë se gruaja erdhi e vetme, te gjithë u angazhuan për kujdesin e saj sepse ishin të shqetësuar pikërisht prej faktit se mbase nuk do të donte të mbante fëmijën.
“Vetë Orjona, u shpreh se nuk e donte fëmijën,”-tha ai.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, të premtën e 6 janarit. Orjana Gremi hodhi foshnjen e saj të seksit mashkull në lumin Kir. Ajo që është edhe më e rëndë është fakti se Policia dhe Spitali i Shkodrës nuk mundën ta ndalonin krimin e rëndë edhe pse u njoftuan, pasi e reja kishte rrëfyer se do të bënte aktin makabër. Tani ajo ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit, ndërsa i ati i fëmijës ende nuk dihet.





