Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar udhëzimin lidhur me masat që duhet të ndjekin dhe të zbatojnë nxënësit dhe mësuesit gjatë procesit mësimor për këtë vit shkollor.
Për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit, në shkolla do të ndiqen një protokoll i veçantë sigurie, në mënyrë të tillë që të minimizohet përhapja e COVID-19.
Mësuesit dhe sanitaret duhet të jenë të vaksinuar, gjë do të bëhet me detyrim. Në rast të kundërt, ata duhet të paraqesin periodikisht test që fakton se nuk janë të infektuar. Gjithashtu gjatë procesit mësimor mësuesi duhet të respektojë distancimin social dhe fizik dhe mban maskën gjatë gjithë kohës pavarësisht nëse është vaksinuar ose jo.
-Bankat e nxënësve duhet të jenë 1.5 metra larg njëra tjetrës.
-Nxënësve të ciklit të ulët u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë mësimit.
-Nxënësve të ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm duhet të mbajnë maskë në ambientet e brendshme.
-Në klasa të gjithë duhet të jenë të pajisura me maskë.
-Nxënësit ndalohen të dalin nga klasa gjatë orëve të mësimit.
-Nuk lejohet ushqimi në klasë.
KLIKO për vendimin e plotë
Kujtojmë se më 1 shtator do të nisë mësimi plotësues në të gjitha shkollat e vendit, ku nxënësit mund të paraqiten për të marrë dije, për të cilat mund të ketë pasur boshllëqe nga viti i kaluar. Ndërkohë që zyrtarisht ky vit shkollor do të hapet më 27 shtator.