Varianti i ri i COVID-19 po përhapet në Australi

Sydney, 2 Prill 2025 – Varianti i ri i virusit SARS-CoV-2, i njohur si LP.8.1, po përhapet me shpejtësi në Australi, duke përbërë rreth 20% të rasteve me COVID-19 në shtetin e New South Wales, raportojnë mediat lokale.

Ky variant, i cili u identifikua për herë të parë në korrik 2024, është një pasardhës i nën-variantit Omikron KP.1.1.3, që rrjedh nga JN.1 – një mutacion i mëparshëm që shkaktoi një rritje të ndjeshme të rasteve me COVID-19 në fund të vitit 2023 dhe fillim të 2024.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), LP.8.1 është vendosur nën monitorim që nga janari për shkak të përhapjes së tij globale. Megjithatë, ekspertët e shëndetësisë vlerësojnë se rreziku që ky variant paraqet për shëndetin publik mbetet i ulët. Simptomat e tij nuk duket të jenë më të rënda se ato të varianteve të tjera të COVID-19, çka tregon se nuk pritet të ketë ndikim të madh në ecurinë e pandemisë.

New COVID-19 variant spreads in Australia

Sydney, April 2, 2025 – A new variant of the SARS-CoV-2 virus, identified as LP.8.1, is spreading rapidly in Australia, accounting for approximately 20% of COVID-19 cases in New South Wales, according to local reports.

First detected in July 2024, LP.8.1 is a descendant of the Omicron subvariant KP.1.1.3, which itself evolved from JN.1 – a strain that caused significant waves of COVID-19 infections worldwide in late 2023 and early 2024.

The World Health Organization (WHO) placed LP.8.1 under surveillance in January due to its rapid global spread. However, health experts assess that the additional public health risk posed by this variant remains low. Its symptoms do not appear to be more severe than those of other circulating variants, suggesting it is unlikely to significantly alter the course of the pandemic.