350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar nisin sot vitin e ri shkollor 2024-2025 në 1725 shkolla në të gjithë vendin. 28 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa rreth 27 mijë janë të regjistruar në klasat e 10-ta.
25 shkolla të reja hapin dyert për herë të parë për të pritur nxënësit e fëmijët në vitin e ri shkollor, si dhe 216 laborator të rinjtë.
Prej 9 Shtatorit për nxënësit me nevoja të veçanta do të ketë 2100 mësues ndihmës.
850 psikologë dhe punonjës social nëpër shkolla, 50 më shumë se 2023.
Po ashtu 240 oficerë sigurie do të jenë të dedikuar për sigurinë e nxënësve në shkolla, 40 më shumë se në 2023.
Mbi 230 mijë nxënës përfituan këtë vit librat falas. Ky vit nis edhe me rritjen e pagës për 31 mijë mësues në vlerën 950 euro.