BRITANI- Rëndohet bilanci nga operacioni i shpëtimit në kanalin Anglez pranë Kentit. ‘Ibc.co.uk’, raporton se ka nisur operacioni i shpëtimit për rreth 30 persona që dyshohet se janë në bord.
Mjekëve u është thënë të përgatiten për ‘viktima të shumta’ ndërsa një operacion shpëtimi ajror dhe detar në Kanalin Anglez vazhdon pasi një varkë me emigrantë hasi në vështirësi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Thirrjet e urgjencës që raportonin një varkë emigrantësh në fatkeqësi u morën nga roja bregdetare e Mbretërisë së Bashkuar pak para orës 3 të mëngjesit.
Një helikopter i rojeve bregdetare ndodhet në vendngjarje përfshirë dy varka shpëtimi RNLI nga Ramsgate dhe Rye, varkën patrulluese të Marinës Mbretërore HMS Severn, një anije patrullimi franceze të rojes bregdetare Kermorvan si dhe dy anije peshkimi.
Shpëtimi vjen më pak se një ditë pasi Kryeministri Rishi Sunak njoftoi një sërë planesh të reja për të ndaluar fluksin e paligjshëm të anijeve me emigrantë dhe për të reduktuar numrin e mbetur të azilit prej rreth 150,000 çështjesh.





