Një i moshuar, në rrethana ende të paqarta ka shkuar në spitalin e Shkodrës me një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Z.P., 72 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 28.08.2021, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi Z. P. 72 vjeç, banues në Shllak, Shkodër, pasi në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë gjahu në krah, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.