Dalin detaje të reja në lidhje me plagosjen e dy personave, përkatësisht baba e bir në Vlorë.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se ata janë plagosur gjatë përleshjes me tre hajdutë që kishin shkuar për t’i vjedhur.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit Fatjon Dautaj dhe Vilson Dautaj, ky i fundit është duke luftuar për jetën pasi është plagosur tre herë.

Mësohet se 60-vjeçari ka marrë një plagë në bark, dhe dy të tjera në trup, dhe për shkak të gjakderdhjes së madhe ndodhet në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ndërkohë policia ka njoftuar se në afërsi të zonës janë konstuar të kultivuara 180 bimë narkotike të cilat janë rritur nga personat e plagosur.

Ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak se autorët donin të vidhnin hashashin dhe se mes personave që ishin futur për të grabitur ka edhe persona të plagosur.

Por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga policia e cila deri më tani ka marrë në pyetje vetëm 31-vjeçarin Fatjon Dautaj i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.