Home Sport Njihet për ‘çmenduritë’. Baloteli godet shokun e skuadrës në stol

Njihet për ‘çmenduritë’. Baloteli godet shokun e skuadrës në stol

Mario Balotelli nuk ndryshon kurrë. Me moshën shumica e njerëzve piqen, por sulmuesin italian që tani luan në Turqi e kanë tradhtuar sërish nervat.

Gjithçka ndodhi në ndeshjen e fundit që Adana Demirspor barazoi në shtëpi me Konyaspor të Endri Çekiçit, Sokol Cikalleshit dhe Zymer Bytyqit.

Ezeh u aktivizua në minutën e 57-të në vend të Balotelli dhe sulmuesi italian është kapur nga kamerat duke shfryrë në stolin e rezervave.

Pasi përplas diçka në tokë, ai godet edhe shokun e skuadrës që ndodhet pranë tij. Lojtari tjetër i Adana Demirspor nuk reagoi, duke bërë që të mos niste ndonjë sherr në ato momente.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here