Home Top-Lajme Nihet si i ‘forti i lagjes 17’/ Kush është polici që i...

Nihet si i ‘forti i lagjes 17’/ Kush është polici që i vunë tritol sot në Durrës (EMRI)

Durrësi është zgjuar me një shpërthim me tritol mëngjesin e sotëm. Gazeta Shqip mëson se makina ishte në pronësi të Lulëzim Kastratit.

Ky i fundit me profesion polic, njihej dhe si i “forti” i lagjes 17 në Durrës.

Për fat të mirë nga shpërthimi janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa uniformat blu kanë shoqëruar disa persona në polici, që dyshohen se mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Njoftimi

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:25, në lagjen nr.17. Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here