KOSOVË-Përplasja fizike por dhe sherri në distancë mes reperit Noizy dhe Cllevios ka marrë vëmendje edhe në Kosovë. Organizatori i eventit të boksit, Besart Berisha ju ka bërë një ftesë publike të dy reperëve si për t’ju thënë se sherret në rrjete sociale ti lenë mënjanë dhe të kenë një përballje në ring.
Besarti teksa ishte i ftuar në “Klan Kosova” për të folur mbi eventin ai ka shtuar se në përballjen mes Noizyt dhe Cllevios si për ti motivuar do të ketë një fitues që do të marrë 100 mijë euro. Nuk dimë nëse ky çmim apo dhe mosmarrveshjet në distancë do motivojnë dyshen për të pasur një përballje të tillë por dhe për të pasur një fitues.
Pas përleshjes fizike, vijon në distancë sherri mes Noizyt dhe Cllevios (Kleviol Ahmetaj). Ndonëse ky i fundit doli nga burgu dhe i kërkoi përballje reperit, vijoi sërish me ironinë në rrjetet sociale.