Shqipëria Live- Kristina Beqiri është një emër i njohur për adoleshentet në rrjetet sociale. Por ajo u bë pak më e njohur kur emri i saj u bë kryelajm i medieve më 29 janar të këtij viti.

Ajo ishte 17 vjeçe kur së bashku me të dashurin e saj, Julian Kaptiu, sulmuan në shtëpi të moshuarën, Lume Zela. Kristina dhe i dashuri i saj shkuan në shtëpinë e saj në Lushnje, i kërkuan të pinin një gotë ujë dhe më pas e sulmuan me prajt lotsjellës.

Ata hynë në shtëpi me forcë dhe kërkuan që t’i vidhnin para, por nuk ia arritën dot dhe dolën nga aty duarbosh. Kristina ia hodhi paq duke mos bërë asnjë ditë burg, ndërkohë që i dashuri i saj është dënuar me 3 vite heqje lirie.

Kristina ka folur ditën e sotme për herë të parë për emisionin “Shqipëria Live”, ku tregon situatën se si ka ndodhur e gjithë ngjarja. Sipas saj, ajo nuk ka faj, pasi po të ishte e kundërta do të ishte në birucë dhe jo e lirë.

“Nuk jam dënuar. Nëse do të kisha faj do të isha ende në birucë, nuk do isha e lirë. Kam qenë e famshme në rrjetet sociale. Nuk mundet që të bëja një veprim kot. Nuk e bëra për para, e kam bërë për shkaqet e mia. Kisha hesape ndaj mbesës së Lumes”, tha Beqiri.


Kjo e fundit ka shtuar se nuk e ka sulmuar Lumen, ashtu siç ajo pretendon, pasi thjesht donin që të merrnim borxhin e mbesës së saj.

“I thashë pyet mbesën tënde për çfarë po e bëj. Nuk jam penduar për veprimin e kryer. U jam lutur njerëzve në Instagram që të mos flasin për këtë gjë, pasi jam vetëm 18 vjeçe dhe ndikojnë. Është traumë, por edhe unë kam kaluar trauma të ndryshme nga mbesa e saj”, sqaron ajo.

Më pas Kristina shprehet se në atë periudhë ka pasur një lidhje misterioze dhe private me Julianin. Tashmë me të nuk flet më, pasi po bën tre vite burg për të.