Keisi u ndje shumë e prekur për mënyrën se si Lorenci deklaroi mbrëmjen e kaluar se ata bashkë kanë patur një lidhje jashtë.
Ajo i tha Lorencit se shpesh herë i tërhiqte vëmendje atij për mënyrën se si sillej apo fliste me të, sepse sipas saj, e kishte frikën që publiku do i keqkuptonte gjërat jashtë.
Lorenci i kërkoi falje Keisit dhe tha se ai nuk e dinte që gjërat do shkonin kështu.
Ai shtoi se u mërzit aq shumë, sa ishte gati të bënte valixhet dhe të dilte nga shtëpia.