Në konvaleshencë prej disa muajsh, për shkak të problemeve psikologjike, rreshteri ishte kthyer në shërbim disa ditë më parë.
ITALI- Një karabinier qëlloi shumë rëndë komandantin e komisariatit të tij në Como të Italisë. Ansa shkruan se më pas ushtari është bllokuar në kazermë.
Ndërtesa tani është e rrethuar nga ushtria në një përpjekje për ta bindur atë të largohet. Në konvaleshencë prej disa muajsh, për shkak të problemeve psikologjike, rreshteri ishte kthyer në shërbim disa ditë më parë. Sipas asaj që mësohet, ai ishte shtruar në repartin e psikiatrisë të spitalit San Fermo della Battaglia (Como) dhe kishte dalë nga spitali dhe ishte vendosur në konvaleshencë.
I gjykuar i përshtatshëm për shërbim nga një Komision Mjekësor Spitalor, sërish sipas asaj që mësohet, ai ishte rikthyer në shërbim pak ditë më parë dhe aktualisht ndodhej me pushime.